You are here
Home > Futboll Bota > Lum që të kam ty! Mamaja ka datëlindjen, Granit Xhaka e uron me poezi vetëm në gjuhën shqipe

Lum që të kam ty! Mamaja ka datëlindjen, Granit Xhaka e uron me poezi vetëm në gjuhën shqipe

Në familjen Xhaka dita e sotme ka qenë disi e veçantë, pasi mamaja e Taulantit dhe Granitit ka patur ditën e lindjes. Ajo çka u vu re, ishe se të dy vëllezërit në pamundësi për të qënë në familje për shkak të grumbullimit të tyre me Kombëtaret respektive, i kanë dedikuar një status të veçantë në profilin e tyre zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

Graniti është pjesë e Kombëtares së Zvicrës, por kjo nuk e ka ndaluar që dedikim për mamanë e tij, ta bëj në gjuhën shqipe. Asnjë përkëthim në gjuhën zvicerane apo edhe angleze, duke ditur që shumë prej mbështetësve të Granitit flasin në këto gjuhë. Një poezi e bukur ishte ajo që mesfushori me origjinë shqiptare e që luan te Arsenali bëri për mamanë e tij, duke i treguar rëndësinë e madhe që ajo ka në jetën e tij. /Shqiperia.ch/

“A mjafton fjala urime që ta shprehi atë që kam në zemër.

Nuk ekziston fjalë në botë që e ndërroj veç me një emër.

Nuk ka dashni në botë që ma e madhe mund të jetë.

Nëse ty nuk të kam kjo botë çfarë vlere mund të ketë.

Për dhimbjen ma të vogël emrin tënd e thirri.

Por edhe ty të jap lajme kur jam më se miri.

Të flas për ty s’më mjaftojnë letrat e kësaj bote.

Se dashuri pa hile është veç dashuria jote.

Me një fjalë në fund po e mbylli këtë poezi.

Urime NANË ditëlindjen e lum unë që të kam ty.”

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top