You are here
Home > Kombëtarja > Ademi tregon emocionet e Kombëtares te “Shqiperia.ch”: Ftesa e papritur e Panuçit? Ma tha menaxheri

Ademi tregon emocionet e Kombëtares te “Shqiperia.ch”: Ftesa e papritur e Panuçit? Ma tha menaxheri

Albion Ademi ishte afrimi i papritur në kombëtaren shqiptare. Mesfushori i cili luan në Finlandë, mori një ftesë të papritur, pas dëmtimit të Lenjanit.

Futbollisti në fjalë ka qenë pjesë e Shqipërisë U-21, por pa luajtur asnjëherë për të. Në muajin tetor do të ishte dokumentacioni ai që do e penalizonte këtë futbollist për të luajtur për Shpresat, ndërsa këtë herë është Panuçi ai që nuk e lejon të luaj për grupin e lojtarëve të drejtuar nga Bushi.

Në një prononcim për “Shqiperia.ch”, Ademi tregon edhe emocionet e para për këtë ftesë të papritur, ndërsa njoftimi i erdhi nga menaxheri i tij.

“Jam vërtet shumë i lumtur dhe është një ëndërr për mua, që kur kam qenë fëmijë i vogël, për të qenë pjesë e Shqipërisë.  Sigurisht, të luash për ekipin e parë ka edhe më shumë emocione. Mua më thirri menaxheri im, për të më treguar se Panuçi më kishte dërguar ftesë për t’iu bashkangjitur Kombëtares së parë. Emocionet e para? Gëzim i papërshkrueshëm”, u shpreh Ademi. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top