You are here
Home > Kombëtarja > Surpriza më e madhe Panuçit, afron mesfushorin që kishte braktisur Finlandën për Shqipërinë

Surpriza më e madhe Panuçit, afron mesfushorin që kishte braktisur Finlandën për Shqipërinë

Afrimi më i ri tek Kombëtarja është mesfushori Albion Ademi. Lojtari që ishte pjesë e Shqipërisë U-21, e drejtuar nga Alban Bushi, është projektuar si zëvendësuesi i Lenjanit, teksa ky i fundit ka braktisur grumbullimin nga Kombëtarja për shkak të dëmtimit.

Kujtojmë që Albion Ademi ka qenë pjesë e grupmoshave të kombëtares finlandeze, teksa me këta të fundit ka qenë pjesë që në vitin 2015, për të luajtur me grupmoshat e tyre. Kur ishte momenti për hapin vendimtar, futbollisti në fjalë kishte pak dyshime, duke vendosur për kuqezinjtë. Në një intervistë për “Shqiperia.ch” përpara pak kohësh, Ademi ka treguar më shumë edhe për zgjedhjen e tij.

“Mundësia e zgjedhjes për Finlandën? Sigurisht që e kam menduar gjatë, por unë jam shqiptar dhe kam dëshirë të luaj për vendin tim, për ngjyrat tona. Finlanda më ka afruar shumë që të mos i largohem, por unë e kisha vendosur zgjedhjen time për Shqipërinë”, shprehej Ademi.

Albion Ademi është pjesë e Inter Turkut që luan në ligën e parë finladeze, ku me këta të fundit këtë sezon futbollistik ka mundur të zhvillojë plot 31 ndeshje duke realizuar 10 gola. Mesfushori 19 vjeçar shikohet si një lojtar me shumë të ardhme  tek Inter Turku, duke qenë një titullar i padiskutueshëm. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top