
Mungesa më e madhe e kësaj Kombëtare në Ligën e Kombeve ka qenë një dhe e vetme, Armando Sadiku. Bomberi i kuqezinjëve u la jashtë kompeticionit më të ri europian pas një lëndimi në gju të marrë në Spanjë. Pikërisht kjo mungesë në repartin e sulmit është lehtësisht e dallueshme për faktin se në tre ndeshje, Shqipëria ka shënuar vetëm një gol. Madje ky i fundit erdhi nga një mesfushor.
Në këto kushte Sadikut i është dashur të ndjek kombëtaren e zemrës nga TV. Dëshirës së madhe për të qenë prezent, sulmuesi i është përgjigjur me dizenjimin më të ri të “këpucëve të arta” që Sadiku do të përdorë përgjatë stërvitjes. “Armando dhe një flamur shqiptar”, kjo ka qenë përzgjedhja e bomberit në bashkpunim me një nga firmat e veshjeve sportive. Të paktën Sadiku do ta ndiej prezencën e atmosferës gjatë fazës së rikuperimit pasi siç ka premtuar, sulmuesi do të jetë gati për ndeshjet e marsit./Shqiperia.ch/