You are here
Home > Kombëtarja > Suksesi nuk është rastësi! Lojtarët e “Instagramit”, trajneri i Grezdës: Sakrifikova edhe fëmijët e mi

Suksesi nuk është rastësi! Lojtarët e “Instagramit”, trajneri i Grezdës: Sakrifikova edhe fëmijët e mi

Shpeshherë sukseset e arritura konsiderohen nga njerëzit si rastësi, që ndonjëherë vijnë, e herë të tjera jo. Por, asnjëherë nuk mund të quhet e tillë situata, pasi pas çdo suksesi të arritur fshihet një punë e stërgjatë dhe e lodhshme, pa harruar këtu edhe shumë sakrifica.

Ashtu si në rastin e trajnerit të Eros Grezdës, legjendës Gerrard, i cili në një intervistë për “Daily Mail” do të tregonte gjithë sakrificat e tij, që ekipi i Rangersit të arrijë edhe në ato rezultate tenistike si në herën e fundit, duke mundur me rezultatin 7-1 Motherwell.

Teksa lojtarët janë të marrosur dhe apasionuar pas “Instagramit”, Gerrard tregon sesi qëndron në qendrën stërvitore nga ora 8 e mëngjesit deri në 6 të pasdites, duke shkuar në shtëpi e për të vazhduar e menduar skemat që do të kenë ndeshjet e ardhshme.

“Unë dua që gjithmonë të respektohem nga njerëzit për punën time. Jam mirënjohës për gjithçka që kam marrë, por tashmë jam vërtet shumë i zënë. Unë kam 4 fëmijë, por koha nuk po më del dhe jam duke u marrë vetëm me punën time. Tashmë më është marrë çdo minutë e mundshme që më parë e kisha të lirë.

E shoh sesi ka evoluar futbolli, lojtarët mezi presin të fotografojnë veshjet e tyre me ngjyra të reja dhe ti hedhin në rrjetet sociale. Futbolli po evoluon dhe ne duhet t’i përshtatemi me shpejtësi. Unë jam i hapur ndaj këtyre ndryshimeve, përsa kohë lojtarët bëjnë atë që duhet.

Nuk kam probleme nëse ata veshin atlete rozë, apo nëse i mbajnë flokët në mënyrë të çuditshme. Nëse ata më japin mua 80 ose 90% nga vetja e tyre në fundjavë, atëherë për mua kjo është në rregull. Nuk ka problem”, u shpreh Gerrard. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top