You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Trajneri ndjen karrigen t’i lëkundet, Duka: Lëvizje në ekipet e moshave. Panuçi? Flasim pas dy ndeshjeve

Trajneri ndjen karrigen t’i lëkundet, Duka: Lëvizje në ekipet e moshave. Panuçi? Flasim pas dy ndeshjeve

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka qenë i pranishëm në ditën e sotme për të vëzhguar më nga afër punimet në “Arenën Kombëtare”. Kjo e fundit po merr gjithmonë e më tepër pamjen ideale, ndërsa tifozëve të Kombëtares u kishte munguar prej kohësh një impiant i tillë.

Nga ana tjetër, presidenti i FSHF, u ndal për të komentuar edhe rezultatet e marrë së fundmi nga ana e Shqipërisë, për të folur në lidhje me trajnerin Panuçi, por edhe sa i përket ekipeve të moshave.

“Këtu nuk flasim vetëm për një kompleks që është për zyrat e FSHF-së, por për të krijuar kushtet për skuadrat kombëtare të futbollit, pasi do të kemi edhe dy stadiume më të vogla në përmasa, me kapacitet nga 500 vende. Objektivi është që në mars gjithçka të jetë gati, por gjithsesi për këtë na duhet pak të presim.

Projekti është i financuar plotësisht nga FIFA. Sigurisht, është e vështirë në këtë moment që të kemi kreun e grupit, por nëse do të rezultojmë në fund me pikë të barabarta me kundërshtarin ,nuk e rezultoj dështim. Ka pasur edhe shumë dëmtime, por punën e Panuçit e gjykojmë në fund, pas këtyre dy ndeshjeve.

Gjithashtu më duhet të them se mund të kemi lëvizje edhe në ekipet e moshave të Shqiperia, sa i përket stafeve drejtuese”, u shpreh Duka. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top