Fundjavën që lamë pas, legjionari i Kombëtares, Eros Grezda ka arritur të zhbllokohet tek skuardra e tij e re te Glasgou Rangers. Me klubin skocez në fitoren me rezultatin e thellë që mori skuadra e drejtuar nga Gerard, me rezultatin 7-1, Grezda ishte autor i dy golave dhe të një assisti.
Menjëherë pas kësaj paraqitjeje të shqiptarit, në të gjithë Skocinë bëri jehonë, pasi transferimi i tij tek Rangersat u cilësua si blerja më e goditur e këtij ekipi. Me ritimin e treguar në ndeshjen e fundit, mesa duket ka dhënë edhe frytet e saj, teka Eros Grezda është zgjedhur tek formacioni i më të mirëve në kampionatin skocez. /Shqiperia.ch/