You are here
Home > Kombëtarja > Ndaj Skocisë duhen 4 gola, tek Shqipëria sulmuesit janë zhdukur

Ndaj Skocisë duhen 4 gola, tek Shqipëria sulmuesit janë zhdukur

Është praktikisht ndeshja e fundit e një aventure të pashijuar në Ligën e Kombeve. Në “Loro Boriçi” Kombëtarja e Shqipërisë do të pres Skocinë, një nga pretendentet kryesore të kalimit të grupit C.

Rezultatet e Panuçit nuk na japin shumë besim për të shpresuar çudira, e aq më tepër kur në këtë takim duhet një golead. Por kush do të shënojë? Në tre ndeshjet e Ligës së Kombeve, Shqipëria ka shënuar vetëm një gol, atë të Taulant Xhakës ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”.

Balaj ishte i vetëm në këtë rrugëtim të vështirë. Sadiku i dëmtuar dhe Cikalleshi i pagrumbulluar nuk mund të zëvendësoheshin kurrsesi nga të rinjtë Vironi e Manaj. Nga krahët Uzuni është e vetmja shpresë në krijimin e aksioneve premtuese, ndërsa për Grezdën shpresohet që forma e ditëve të fundit në Skoci të vijojë ende.

Arritja e një goleade duke e pamundur për sa kohë atë nuk e premton reparti sulmes. Nga prapavija mesfusha duket disi me e gjallëruar. Thirrja e Kaçes mund të nxis një lojë të shpejt dhe me topa drejt sulmit. Megjithatë një bomber mungon përpara portës për të gjunjëzuar portierin kundërshtar në momentin e tij të parë që i ofrohet. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top