
Një situatë shumë e sikletshme ishte ajo e ardhur në mbrëmjen e kësaj të marte te Maqedonia, teksa mbrojtësi Visar Musliu feston datëlindjen e tij të 24.
Sapo torta mbërriti te lojtarët e grumbulluar në tavolinë, ishte momenti që futbollistët të nisnin këngën për të uruar lojtarin në fjalë. Në çfarë gjuhe do të këndonin? Pikërisht, kjo ishte enigma më e madhe.
Lojtarët me origjinë shqiptare ishin të parët që thyen “akullin”, teksa nisën të këndonin në gjuhën shqipe: “Shumë urime për ty”. E menjëhershme ishte edhe një farë përgjigje e maqedonasve, që nisën të këndonin për pak çaste, në gjuhën e tyre e të uronin Musliun për datëlindjen.
Derisa në një moment, vendoset konsensusi dhe urimi për futbollistin shqiptar, bëhet në gjuhën angleze. A ka turpërim më të madh? Ndoshta po, ndoshta jo, por Maqedonia e ul kokën për herë të disatë edhe në një moment festimi, për të kuptuar qartësisht se kurrsesi nuk mund të quhet një Kombëtare. /Shqiperia.ch/