You are here
Home > Futboll Bota > Kaçe flet për dramën e përjetuar dhe aktin e heroizmit: U trondita kur e pashë portierin në atë gjendje

Kaçe flet për dramën e përjetuar dhe aktin e heroizmit: U trondita kur e pashë portierin në atë gjendje

Një nga mesfushorët më të mirë që ndodhet në rradhët e Kombëtëares, është edhe lojtari që është pjesë e klubit grek të Panathinajkosit, Ergys Kaçe. Ky i fundit u bë protagonist në fundjavë, teksa arriti të shënonte golin e parë të sfidës për skuadrën e tij, në derbin kundër Olimpiakosit.

Një finalizim ky që bëri thuajse të gjithë xhiron e botës dhe sidomos në rrjetet sociale, duke shënuar një gol për “kornizë”. Ergys Kaçe për median greke “Newspao.gr”, rrëfen momentin më të vështirë që kaloi në atë përballje, teksa tregon për dëmtimin që mori shoku i tij i skuadrës, portieri Sokratis Dioudis.

“U trondita kur pashë Sokratin të rrëzohej në fushë. Ai kishte një dëmtim të rëndë në kokë. Në fillim ai nuk po lëvizte, por më pas dukej mirë. Rëndësi në atë moment kishte që ai të mos pësonte gjë serioze, asgjë tjetër”, shprehet Kaçe, ndërsa ishte lojtari i parë që ndërhyri për të shpëtuar portierin, që i kishte ikur gjuha poshtë.

Gjithashtu legjionari i Kombëtares, Kaçe tregoi se skuadra e Panathinaikosit kishte bërë të pamundurën për të marrë një fitore në këtë derbi, ndonëse nuk mundën dot t’ia dilnin. Në syrin e mesfushorit  kuqezi një nga faktorët që nuk arritën dot të fitonin, ishte edhe faktori i mbajtjes së topit.

“Për sfidën kundër Olimpiakosit, ne do të kishim fituar. Ishim shumë nën presion nga Olimpiakos sidomos në pjesën e dytë. Nuk e kemi mbajtur shumë topin dhe në ndeshjet e tjera,  kemi luajtur shumë më mirë. Kemi dhënë zemrën në fushë dhe luftuam deri në fund dhe kjo gjë tregoi karakterin e grupit. Besoj se në fazën e dytë do të jemi edhe shumë më mirë për të arritur ta fitojmë derbin”, është shprehur Ergys Kaçe. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top