Listës së kombëtares shqiptare të futbollit, sapo i është bashkuar një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për lojtarin e Livingstonit, Egli Kajën, që ashtu si në takimet e tetorit, do t’i bashkohet kuqezinjve.
Pas dëmtimit të Ramadanit, kjo zgjedhje ishte e detyruar për Panuçin, për të thirrur në grumbullim një tjetër futbollist. E megjithatë minutazhi i Kajës ka qenë i pakët me klubin e tij, e kjo ka ndikuar që mos të thirret menjëherë te Shqipëria.
Futbollisti i Livingstonit do t’i bashkohet grupit të lojtarëve në stërvitje gjatë ditës së nesërme, për të vazhduar normalisht me Kombëtaren e për të qenë nën urdhërat e Panuçit. /Shqiperia.ch/