You are here
Home > Kombëtarja > Në Kosovë e shohin ndryshe rastin e Ismailit: Shantazh! Nëse nuk do Kosovën, nuk do Shqipërinë

Në Kosovë e shohin ndryshe rastin e Ismailit: Shantazh! Nëse nuk do Kosovën, nuk do Shqipërinë

Pak ditë më parë, italiani që drejton Kombëtaren, Kristian Panuçi, publikoi listën e lojtarëve që do të jenë pjesë në dy sfidat e ardhshme që kanë kuqezinjtë, atë kundër Skocisë të vlefshme për “Ligën e Kombeve” dhe miqësoren kundër Uellsit.

Futbollisti që bëri më me shumë bujë dhe u komentua për një kohë të gjatë, ishte pikërisht ish-kapiteni i Kosovës U-21, Ardian Ismajli. Ky vendim shkaktoi shumë reagime, sidomos nga Federata e Futbollit Kosovar,  ndërsa së fundmi ky vendim është komentuar edhe nga sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.

Në një intervistë për KTV, Salihu ka mbajtur një qëndrim të ashpër për zgjedhjen e që bëri Ismajlaj, duke u shrehur se ai që nuk e do Kosovën, nuk e do as Shqipërinë.

“Ai që nuk e do Kosovën, nuk e do as Shqipërinë. Ai mund ta gënjejë veten. Në aspektin sportive është shantazh. Nuk mund t’i garantojë trajneri askujt se dotë luajë. Nuk ka luajtur me skuadrën e vet, por e kemi bërë kapiten te të rinjtë. Gjithçka varet nga karakteri. Shqipëria na ka lajmëruar shumë herë. Kemi raporte shumë të mira me ta. Kur na lajmëruan u kemi thënë se nëse është vendim i lojtarit, nuk duam të ndërhyjmë. Ai që nuk e do Kosovën nuk mund ta dojë as kombëtaren e Shqipërisë”, u shpreh Eroll Salihu. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top