You are here
Home > Kombëtarja > Në Shqipëri duan të bëhen nga lokalet,“kafsha” Uzuni si Ronaldo: Shkoj 2 orë përpara në stërvitje!

Në Shqipëri duan të bëhen nga lokalet,“kafsha” Uzuni si Ronaldo: Shkoj 2 orë përpara në stërvitje!

Myrto Uzuni po arrin nivelet më të larta në Europë, teksa futbollisti shqiptar po lë gjithmonë e më shumë gjurmë, te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit. Padyshim që flasim për futbollistin më në formë te Kombëtarja, që asnjëherë nuk zhgënjen me paraqitjen e tij.

Por a është një sukses i tillë i rastësishëm? Kurrsesi, ashtu si edhe ylli i futbollit botëror, Kristiano Ronaldo, Myrto Uzuni është kthyer një “kafshë” pune. Një futbollist i madh nuk mund të bëhesh duke qendruar nëpër lokalet e natës, duke postuar në “Instagram” në çdo sekondë, e për të kërkuar nga atje shkallët e karrierës. Sigurisht, kështu mund të gjesh gjithçka, përveçse në një karrierë të ndritur.

Stafi i “Shqiperia.ch” ka kontaktuar me Uzunin, që ky i fundit të na rrëfente përditëshmërinë e tij në Kroaci, për të kuptuar 24 orët e këtij lojtari në vendin fqinj. Pak nga fjalët e tij do i gjeni më poshtë, ndërsa intervista e plotë mund të ndiqet në faqen tonë në orën 18:00.

“I kam vendosur qëllim vetes që të eci sa më lartë në jetë. Shkoj 1 orë e 50 minuta para ekipit të bëj palestër te Lokomotiva e Zagrebit, dal në fushë, bëj gjuajtje dhe pas stërvitjes, ha darkën, kthehem në shtëpi dhe luaj Play-Station. Dita ime normale? Kjo është e gjitha në Kroaci”, shprehet Uzuni, ndërsa e gjitha jeta e tij, duket të rrotullohet rreth futbollit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top