You are here
Home > Futboll Bota > E njeh Higuainin deri në detaje, penalltinë e sulmuesit të Milanit e priti…Kristiano Ronaldo!

E njeh Higuainin deri në detaje, penalltinë e sulmuesit të Milanit e priti…Kristiano Ronaldo!

Kanë qenë të dy në skuadrën e Realit të Madridit shumë vite më parë. Madje do të ishte portugezi ai që do e largonte Higuainin nga skuadra, pasi ky i fundit nuk i përgjigjej lojës së tij. Kjo do të thotë se Ronaldo e njeh deri në detajet më të vogla sulmuesin aktual të Milanit.

Në rrjetet sociale në mënyrë të menjëhershme është publikuar edhe foto, teksa Ronaldo i tregon portierit të Juventusit se çfarë duhet të bëj përpara se futbollisti argjentinas të godas penalltinë.

Kështu veprohet, Szczęsny i tregon me dorë Higuaninit se ku do e godas penalltinë për ta vendosur në presion, ndërsa sulmuesi do të godiste pikërisht në atë hapësirë. Një mundësi flagrante e shpërdoruar, e cila faktikisht është pritur dhe ideuar nga Kristiano Ronaldo, ndërsa Juventusi e fiton takimin ndaj Milanit me rezultatin 0-2. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top