You are here
Home > Futboll Bota > Shaland e ka “pastruar” nga lista prej kohësh, Berisha e gjen mënyrën për të ardhur në Kosovë

Shaland e ka “pastruar” nga lista prej kohësh, Berisha e gjen mënyrën për të ardhur në Kosovë

Një nga vendimet e Shaland në krye të Kosovës, ka qenë edhe largimi i Bernard Berishës. Më parë aty do të bazohej e gjithë loja e dardanëve, megjithatë për trajnerin zviceran, futbollisti i Akhmat Gronzy do të konsiderohej si i tepërt, për t’u mos grumbulluar me pjesën tjetër të skuadrës.

E megjithatë, Berisha e gjen mënyrën për të ardhur në Kosovë, pavarësisht se i mungon ftesa nga Shaland. Duke marrë parasysh se ndeshja e radhës në kampionatin rus, do të luhet pas rreth dy javësh, futbollisti shqiptar ka gjetur kohën për t’u rikthyer në vendlindje.

Ai nuk e harron asnjëherë ish-skuadrën e tij, Besën, teksa ka qenë i pranishëm në stadium, duke parë derbin e saj ndaj Vëllaznimit, një takim i vlefshëm ky për Ligën e Parë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top