You are here
Home > Futboll Bota > Lenjani dhe Kasami, dialogu i mërzitshëm po kthehet frikësues për kundërshtarët

Lenjani dhe Kasami, dialogu i mërzitshëm po kthehet frikësues për kundërshtarët

Ashtu si edhe në ndeshjet e fundit, po ndodh i njëjti dialog që Sioni të dërgojë topin në rrjetë. Lenjani dhe Kasami do të shkëmbejnë disa pasime mes tyre, ndërsa portieri kundërshtar thjeshtë duhet të nxjerrë topin nga rrjeta.

Kjo ka ndodhur në takimin e sotëm, atje ku në mënyrë befasuese, Sioni ka marrë tre pikët duke mposhtur në transfertë Zurichin. Në golin e parë të tyre do të ishte pikërisht pasimi vendimtar i Lenjanit, ai që do ia bënte më të thjeshtë Kasamit realizimin e golit.

Ermir Lenjani mund të shërbejë për të pasuruar edhe organikën e skuadrës së Panuçit. Kjo pasi po kalon një formë pozitive, për të ndihmuar kështu Kombëtaren duke lënë gjurmë në ndeshjet me të, ashtu siç bënte në kohën e De Biazit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top