Mesa duket dita e sotme është e shqiptarëve. Pas golit të Gjimshitit, ishte momenti që Grezda të shënojë golin e parë me Rangersin, madje duke realizuar dopietën.
Ekipi i njohur skocez po fiton me rezultatin 7-1 ndaj Motherwell, në një festival të vërtetë golash. Mesfushori shqiptar e nisi takimin nga minuta e parë, duke marrë vendin e Kandelas. Gjithashtu në golin e katërt, ka dhënë pasimin vendimtar. /Shqiperia.ch/