You are here
Home > Kombëtarja > Falemindërit Shqipëri/ De Biazi duhet të na e dijë vlerën, përkrahë Kontes, Alegrit dhe Ançelotit

Falemindërit Shqipëri/ De Biazi duhet të na e dijë vlerën, përkrahë Kontes, Alegrit dhe Ançelotit

Ditën e nesërme në Itali, jepet çmimi i trajnerit të vitit, përsa i përket sezonit futbollistik që lamë pas, 2017-2018, por gjithashtu edhe shumë vlerësime të tjera prestigjoze. Ndër të nominuarëve është edhe ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Xhani de Biasi, teksa në vitin 2017 ka qenë trajner i Shqipërisë dhe i Deportivo Alavesh, por në periudha të ndara nga njëra-tjetra.

Ajo çka të bën më tepër përshtypje është se trajneri italian në atë vit nuk ka bërë shumë çudira, ndryshe nga më parë, pasi nuk ka mundur dot të lerë gjurmë si me Shqipërinë ashtu edhe me Alaveshin. Ndërkohë në vitin e shkuar, çmimin e trajnerit italian më të mirë e ka fituar numri një i pankisë së Juventusit, Masemiliano Alegri.

Përveç ish-trajnerit të Kombëtares, Xhani De Biassi, janë nominuar për këtë vlerësimë edhe trajnerë të tjerë të njohur si: Roberto Mancini, Massimiliano Alegri, Karlo Ançeloti, Fabio Kapelo, Masimo Karrera, Antonio Konte dhe Klaudio Ranieri./Shqiperia.ch.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top