
Etrit Berisha rrezikonte seriozisht uljen në stol në ditën e sotme, për shkak se kjo ishte dëshira e Interit. Këta të fundit kërkojnë që të marrin Golinin në skuadër pasi e shohin si zëvendësuesin e Handanoviç, ndërsa Gasperini për të treguar vlerat e portierit tjetër, ishte gati të ulte në pankinë edhe portierin shqiptar.
Mëkat do të ishte në fakt, pasi Etrit Berisha ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit dhe nuk e meritonte një trajtim të tillë. Por sipas informacioneve të fundit që vijnë nga Italia, në balotazhin e portierëve, shqiptari është më në avantazh për ta nisur nga minuta e parë.
Takimi do të luhet në mesditën e sotme, rreth orës 12:30, ndërsa ngelet për t’u parë se cili do të jetë vendimi përfundimtar i skuadrës nga Bergamo. /Shqiperia.ch/