
Napoli e ka humbur pjesën e parë ndaj Genoas me rezultatin 1-0. Goli i Kouames do të vendoste edhe historinë e 45 minutave të para, pas një krosimi të bukur nga krahu i majtë.
Një tjetër gabim i Elseid Hysajt, që në atë moment ka gabuar në duelin e tij ndaj futbollistit kundërshtar, duke mos e parandaluar atë gol të vendasve, pasi rivali ka kërcyer shumë sipër tij.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i tifozëve të Napolit nëpërmjet “Twitterit”, ndërsa me ironi shprehen se nuk ka asgjë për t’u çuditur pasi mbrojtësi shkodran është në nivelin e tij të zakonshëm, ndërsa fle gjumë në momente të tilla, kur mund të vendoset edhe takimit. /Shqiperia.ch/