You are here
Home > Futboll Bota > Çfarë ndryshoi papritur? Si asnjëherë më parë, Hysaj kthehet te Napoli…si me Sarrin

Çfarë ndryshoi papritur? Si asnjëherë më parë, Hysaj kthehet te Napoli…si me Sarrin

Largimi i Elseid Hysajt dukej të ishte vetëm një çështje kohe nga Napoli, kjo duke u nisur nga situata që ishte krijuar kohët e fundit.

Mbrojtësi shkodran do të gjendej ose në stol, ose jashtë pozicionit të tij të preferuar që është krahu i djathtë i mbrojtjes. Megjithatë gjithçka duket të ketë ndryshuar në mënyrë të çuditshme në orët e fundit.

Fillimisht është raportuar se Hysaj është pranë rinovimit të kontratës me Napolin, sipas kushteve të vendosura nga vetë futbollisti shqiptar. Për të mbërritur në transfertën e sotme ndaj Genoas, ku për herë të parë i është besuar Hysajt në mbrojtjen e krahut të djathtë, ashtu si edhe me Sarrin, ndërsa një gjë e tillë nuk kishte ndodhur në takimet e fundit. Ngelet të shihet sesa do e shfrytëzojë shansin e tij dhe sa do të bind futbollisti i Shqipërisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top