You are here
Home > Futboll Bota > Hasi merr drejtimin e Abazajt? Asgjë e pamundur, shqiptarët mund të bashkohen te Anderleht

Hasi merr drejtimin e Abazajt? Asgjë e pamundur, shqiptarët mund të bashkohen te Anderleht

Megjithëse për momentin asgjë nuk është konfirmuar në rrugë zyrtare, nuk duhet të surprizohemi nëse Besnik Hasi rikthehet te Anderlehti pas vetëm pak kohësh.

Aventura e teknikut shqiptar në Arabi është e gjitha vetëm për t’u harruar. Në tetë takimet e këtij sezoni, Al Raedi ka fituar vetëm dy ndeshje, barazuar po aq dhe humbur katër takime. Mes 9 golave të shënuar dhe 15 të pësuar, flitet qartë se Arabia nuk është vendi ku Hasi mund të bëj çudinë.

E njëjta situatë flitet edhe te gjigantët belg, që nga moment në moment mund të shkarkojnë trajnerin. Anderlehti në kampionat ka humbur jo pak terren, duke e lënë Genkun të shkëputet shumë përpara. Sa i përket “Europa League”, është një kompeticion që e mbyllën para kohe, pasi janë në vendin e fundit me 1 pikë.

Në kushte të tilla, thirrjet e tifozëve për të marrë Hasin te ekipi i Anderlehtit po shtohen gjithmonë e më shumë, kjo nisur edhe nga historia. Në një moment të tillë, madje edhe më të keq, e morri Hasin Anderlehtin përpara disa sezonesh, duke ngritur edhe titullin kampion. E këtë gjë, mund ta përsëriste sërish në një situatë të tillë, ngelet vetëm të shihet se çfarë lëvizjesh do të bëhen në ditët në vijim.

Nëse diçka e tillë do të ndodhte, atëherë Abazaj mund të luante edhe shansin e tij të fundit, përpara një huazimi të mundshëm apo shitje nga klubi i Anderlehtit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top