You are here
Home > Futboll Bota > E çuditshme/ Shpëtimtari Berisha rrezikon stolin, sepse… kjo është dëshira e Interit

E çuditshme/ Shpëtimtari Berisha rrezikon stolin, sepse… kjo është dëshira e Interit

Në ndeshjen e fundit do të ishte një hero dhe më i miri i takimit, po tek Atalanta e këtij sezoni mund të kemi gjithçka, përveç sigurisë.

Madje në një rrëmujë të tillë Berishës i është besuar sërish vendi i titullarit, pasi po qëndronte në stol derisa Gasperini luajti ruletën. “Mjaft më i ra fati Gollinit, tani e ka rradhën Berisha”, shprehej në mënyrë të çuditshme tekniku i Atalantës, duke u bazuar pak te aftësia e tyre.

Gardiani shqiptar i tregoi menjëherë aftësitë e tij, teksa në dy takimet e fundit ka qenë në lartësinë e duhur, megjithëse ajo ulje në pankinë për shumë gjatë duhej të kishte ndikuar disi në gjendjen e tij.

E megjithatë, asgjë nuk ka përfunduar nga vuajtjet e Berishës. Ky i fundit mund ta shohë veten në stol sërish ndaj Interit gjatë ndeshjes së nesërme, në një takim shumë të rëndësishëm ku të gjithë duan që të jenë në fushën e lojës.

Mirëpo, sipas asaj që raporton “Calciomercato”, klubi i drejtuar nga Spaletti e sheh Gollinin si zëvendësuesin ideal të Handanoviç, ndërsa Atalanta mund t’i besojë nga minuta e parë këtij portieri, për t’i treguar Interit sesa vlen. Ndërsa Berisha, i duhet të shohë gjatë gjithë kohës nga stoli, nëse kjo teori e italianëve vërtetohet deri në fund. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top