
Ditën e djeshme është publikuar lista zyrtare e Zvicrës, teksa tek ky klub siç mund ta quajmë më mirë, luajnë mjaft lojtarë me origjinë shqiptare, të cilët kanë zgjedhur prej kohësh të jenë pjesë të helvetëve.
Lojtari shqiptar që kohët e fundit është përfolur që do të jetë afrimi më i ri i zviceranëve, është pikërisht 24-vjeçari, Florent Hadërgjonaj. Por mesa duket Florenti akoma nuk është thirrur tek kjo Kombëtare për sfidat e rradhës.
Kujtojmë që Hadërgjonaj pak ditë më parë ishte shprehur se zgjedhja e tij do të ishte pikërisht Zvicra, pasi ishte vendi që e kishte formuar si njeri, por edhe si futbollist, duke i mbyllur përfundimisht derën Shqipërisë dhe Kosovës. Por, Hadërgjonaj duhet të presë akoma për të bërë debutimin e tij tek helvetët, ndërsa as këtë herë nuk është preferuar nga tekniku Petkoviç. /Shqiperia.ch/