
“Nuk mund t’i bashkohem Shqipërisë. Unë kam luajtur për grupmoshat e Austrisë dhe do të presë momentin për t’iu bashkuar Kombëtares së parë të tyre. Shpresoj që të zëvendësoj Jankon”, ishte kjo deklarata e disa viteve më parë, kur të gjithë ishin pas Atdhe Nuhiut.
Tashmë jemi në momentin kur sulmuesi ndodhet në moshën 29 vjeçare dhe është shumë larg asaj që do të donte të ishte. Te Sheffield Wendsday është në qendër të vëmendjes, ose më mirë të talljeve nga tifozët. Nëse ekipi i tyre humbet, atëherë nëpërmjet reagimeve në “Twitter”, Nuhiu del si një njeri që ka pak lidhje me futbollin.
Nëse skuadra fiton, sërish një gabim fatal do të ketë ardhur nga ky lojtar. E njëjta histori edhe në ditën e djeshme mes Sheffield Utd dhe Wensday, ndërsa Nuhiu ka qëndruar në stol gjatë gjithë takimit. Në të gjitha rastet, përfundimi është i njëjtë, ndërsa komentet e tifozëve gjatë takimit ishin të tilla: “Ju lutem, vetëm Nuhiu mos e fusni”.
Kjo ndodhi edhe në vitin e shkuar në Angli, kur sulmuesi shqiptar vihej në lojë nga tifozët, derisa shpërtheu për t’u kthyer në lojtarin më të mirë të skuadrës angleze. Këta të fundit do t’i ofronin zgjatjen e kontratës, ndërsa rikthehemi në pikën zero.
Çfarë do të ndodhi me të? Shumë ekipe nga kampionati shqiptar e kanë shfaqur prej kohësh dëshirën për ta pasur në skuadër një lojtar të këtij kalibri, në Kosovë po ashtu. Për secilën prej tyre do të ishte një privilegj që të kishin Nuhiun në skuadër, ndërsa për vetë sulmuesin, praktikisht është prekja e fundit që diskutimi ka shkuar deri këtu. /Shqiperia.ch/