You are here
Home > Kombëtarja > Rastësia që mund të rezultojë një leksion, Kaçe nuk mund të quhet i tepërti i Shqipërisë

Rastësia që mund të rezultojë një leksion, Kaçe nuk mund të quhet i tepërti i Shqipërisë

Ergys Kaçe do të jetë pjesë e ndeshjeve që Shqipëria do të zhvillojë në nëntor, përkatësisht ndaj Skocisë dhe Uellsit, por kjo jo sipasojë e përshtypjes të mirë që ka krijuar vetë futbollisti te trajneri Panuçi.

Kështu erdhën rrethanat dhe duhej një refuzim i tillë nga ana e mbrojtësit Sadiku, nga ato që thuajse asnjëherë nuk ndodhin më, që Kaçe të afrohej te Kombëtarja. Por a mund ta quajmë këtë lojtar si të tepërt dhe zgjedhje rezervë?

Për të mos marrë rolin e trajnerit, pasi duhet të kemi kujdes me mënyrën e të shprehurit, sepse në Shqipëri shpeshherë gazetarët e autorizojnë veten si trajner. Por ne duhet të pasqyrojmë faktin se Shqipëria ka pak lojtar si Ergys Kaçe, për të mos thënë asnjë.

Duket e çuditshme, sesi një trajner si Panuçi që pëlqen lojën sulmuese, të mos preferoj një lojtar si Kaçe. Ky i fundit e adhuron lojën me pasime, madje thuajse asnjëherë nuk shihet në fushë me topin në këmbë, sepse sapo e prek atë, e dërgon menjëherë te shokët e skuadrës.

Jo për frikë sigurisht, pasi në këtë aspekt, mesfushori i Panathinaikosit nuk e njeh këtë ndjenjë në fushë. Nëse bëhet fjalë për gola të realizuar, distanca e largët është preferenca e Kaçes, e Shqipëria ka aq shumë nevojë të dalë nga vështirësia me realizime të tilla. Sot vjen për shkak të rastësisë dhe fatit, por Ergysi nuk mund t’u lihet atyre. /Shqiperia.ch/

 

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top