
Eros Grezda ka dalë përkrahë legjendës së futbollit, Steven Gerrard, në konferencën e ditës së sotme, përpara takimit në kampionat që do të zhvillohet ndaj Motherwell.
Ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim në kohët e fundit, futbollisti i Kombëtares do të jetë nga minuta e parë në fushën e lojës. Kjo për shkak të mungesës së Kandelas, që ka vendin e titullarit në ekipin e Rangersit, atje ku duhet të jetë Grezda.
Megjithëse Gerrard ka kërkuar që kjo gjë të mbetet enigmë, aktivizimi i mesfushorit shqiptar, ky i fundit shprehet se po projektohet për të qenë nga minuta e parë ndaj Motherwell.
“Mezi po e pres ndeshjen e rradhës ndaj Motherwell. Kandelas do të jetë një prej mungesave, mund të jem në vendin e tij dhe do të jetë një ndeshje e madhe edhe për mua. Kjo është një mundësi shumë e mirë për mua dhe duhet të kap shansin tim.
Të them të drejtën më parë nuk kisha shumë informacione për futbollin skocez, por tani unë e kam vizionin tim për këtë ligë. Do përballemi kundër tyre me Shqipërinë, e duam që të fitojmë me patjetër. Megjithatë, fillimisht duam që të fitojmë ditën e dielë”, u shpreh Grezda. /Shqiperia.ch/