
Menjëherë pas ndeshjes mes Crevena Zvezdës dhe Liverpulit, e përfunduar me rezultatin 2-0 në favor të ekipit serb, do të diskutohej shumë për mesfushorin e anglezëve, Markoviç.
Tifozët e quajnë si “tradhëtar” dhe nëpërmjet rrjeteve sociale, kërkuan nga drejtuesit e tyre lënien të lojtarit në vendlindje, Serbi. Shkaku? Mesfushori kishte pëlqyer disa flamunj të Serbisë të dërguar nga një tifoz në rrjetet sociale, si festim për atë fitore të marrë ndaj Liverpulit.
Kjo gjë nuk mund t’i shpëtonte tifozëve që reaguan ashpër në këtë situatë. Duke e parë këtë moment të papërshtatshëm, Markoviç zgjodhi menjëherë të reagonte, duke e mohuar atë veprim të kryer në një farë mënyre.
“Unë i bërë pëlqim vetëm flamunjve të Serbisë, jo asaj fitore të Crevena Zvezdës. Madje unë kam qenë pjesë e rivalëve të tyre, Partizanit të Beogradit, por kjo nuk do të ishte e drejtë edhe për klubin ku jam pjesë, Liverpulit”, sqaron Markoviç, që e ka kuptuar disi gabimin e tij. /Shqiperia.ch/