You are here
Home > Kombëtarja > Tani “PO”! La Finlandën për Shqipërinë, askush nuk e pengon dot më Ademin

Tani “PO”! La Finlandën për Shqipërinë, askush nuk e pengon dot më Ademin

Albion Ademi ishte lojtari që bëri më shumë bujë në listën paraardhëse te Shqiperia U-21, teksa ky i fundit la Finladën, për t’iu bashkuar Kombëtares së drejtuar nga Alban Bushi. Për shkak të problemit të dekumentacionit në FIFA, lojtari nuk u lejua nga organi më i lartë drejtues i futbollit, botëror që të ishte i gatshëm për Shqipërinë U-21.

Kujtojmë që mesfushori 19-vjeçar ka qënë pjesë e grupmoshave të kombëtares së Finladës që prej vitit 2015, por në fund zgjodhi t’i bashkohej kuqezinjve. Ditën e sotme Ademi ishte në sërish në listën e Alban Bushit për sfidat që kanë kuqezinjtë U-21, miqësoret kundrejt Maltës. Por në ndryshim nga hera e fundit, mesfushori do të jetë i gatshëm të luajë dhe pasurojë organikën e trajnerit të Shpresave.

Albion Ademi është një nga ata futbollistë që la skuadrën kombëtare të Finladës për t’u bashkuar Shqipërisë, vendit të tij. Lojtari 19-vjeçar prej dhjetorit të vitit 2017 është pjesë e klubit finlandez të Inter Turkut, ku me këta të fundit në 31 sfida ka mundur të shënojë 10 gola dhe dhuruar 2 assist. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top