You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Debutimi i parë i hidhur i Zhegrovës në Europë: Eja, e sheh më mirë nga tribuna

Debutimi i parë i hidhur i Zhegrovës në Europë: Eja, e sheh më mirë nga tribuna

Ditën e djeshme skuadra e Genk, ku është pjesë edhe dardanasi Edon Zhegrova, ka arritur të barazojë me rezultatin 1-1 kundër turqëve të Beshiktash, sfidë kjo e vlefshme për grupet e “Europa Ligë”.

Pak orë përpara fillimi të kësaj sfidë, ekipi belg i Genk, publikoi listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë sfidë, ku ndër to, ishte dhe shqiptari Zhegrova. U duk se çdo problem që kishte mesfushori me trajnerin e klubit të tij, ishte mbyllur. Zhegrova përpara zhvillimit të ndeshjes, pavarësisht se ishte i grumbulluar, nuk figuronte as në stolin rezervë të skuadrës së Genk, për të përfunduar në tribunë.

Leksionet vazhdojnë nga numri një i pankinës, Klement, teksa kohë më parë ka deklaruar që Edoni duhet të heqë dorë nga kapriçot e tij, duke mos i dhuruar debutimin e parë në Europë. Mesa duket mesfushori dardanas duhet të presë ende për të bërë debutimin e tij në arenën ndërkombëtare, pasi në këtë moment, gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet mes tij dhe trajnerit belg. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top