Tre shqiptarët e parë të kualifikuar më tej në “Europa League” nga faza e grupeve, janë Thomas Strakosha, Valon Berisha dhe Riza Durmishi, të cilët luajnë me ekipin e Lacios.
Por interesante është fakti, se të tre këta lojtarë luajnë me përfaqësuese të ndryshme, përkatësisht me Shqipërinë, Kosovën dhe Norvegjinë. Kjo tregon edhe njëherë se përse ne konsiderojmë si arritje historike një përfaqësim në Europian, pasi në rast në të kundërt, këtë të fundit do e kishim si shtëpinë tonë.
Zgjedhjet e ndryshme që kanë bërë lojtarët me origjinë shqiptare, bëjnë që të dobësohet secila prej përfaqësueseve tona, e për ta pasur akoma më të vështirë arritjen e objektivave. Sa gjërat do të kishin ndryshuar me një bashkim, një pyetje që nuk ka parë të marrë asnjëherë përgjigje. /Shqiperia.ch/