Nuk mund t’i besojnë syve, por mes Spartakut të Moskës dhe Rangersit ndodh gjithçka, për shtatë gola të shënuar, që në fund do të nxirrnin si fitues ekipin rus.
Fillimisht do të ishin skocezët që do të kalonin në avantazh falë autogolit të Eremenkos, përpara se rezultati të vihej në baraspeshë. Kandelas do të rikthente avantazhin te skuadra e Gerrard, por këtë herë do të ishte Goldson që do të ngatërronte shënjestrën dhe do të shkaktonte autogol, për të dërguar rezultatin në 2-2.
Ekipi mik do të rigjente avantazhin, ndërsa brenda dy minutash do të vinte përmbysja e madhe Spartakut të Moskës, falë golave të Adrianos dhe Hanni. Në minutën e 82 të takimit është aktivizuar edhe Eros Grezda, që mund të thuhet se ka pasur më pak minuta kohë në dizpozicon për të lënë gjurmën e tij, sesa shifra që tregon golat e shënuar në këtë ndeshje.
E si për të përmbyllur ndeshjen dramatike mendon Katic me një gjuajtje të fuqishme me kokë e cila ndalet në shtyllë çuditërisht, ndërsa të gjithë futbollistët e Rangersit janë me duart në kokë për atë rast të humbur në sekondat e fundit. /Shqiperia.ch/