You are here
Home > Futboll Bota > Kritikët të heshtin për shkodranin! “Njeriu me cigare” që e adhuronte, nuk e ka një të dytë

Kritikët të heshtin për shkodranin! “Njeriu me cigare” që e adhuronte, nuk e ka një të dytë

Aq shumë kritika për nivelin e treguar nga Elseid Hysaj në fushën e lojës. Mbrojtësi shkodran është dukshëm më poshtë në nivelin e treguar , sesa në sezonet e shkuara, atëherë kur Napolin e drejtonte Sarri.

Do të ishte ky i fundit që do e ngrinte Hysajn në nivelet më të larta, teksa e mori nga Empoli, për të sjellë si një të padiskutueshëm te Napoli. Gjatë kohës kur Sarri e drejtonte ekipin italian, shkodrani ishte i fundit që diskutohej për t’u ulur në stol.

Madje Sarri e kërkoi edhe te Çelsi futbollistin e Kombëtares, ndërsa një transferim i tillë mund të kryhet në janar. Por çfarë shihte Sarri te Hysaj për ta konsideruar si një lojtar jetik për skuadrën, apo vetë tekniku ka shumë për të përmirësuar te vetja dhe zgjedhjet e tij?

Për të parën ka dyshime, për të dytën aspak. Doni të dini listën e trajnerëve që nuk kanë humbur asnjëherë këtë sezon në Europë, në të gjitha kompeticionet? Atëherë po fillojmë, Sarri dhe…përfunduam, nuk ka më asnjë tjetër! /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top