Ditën e sotme rikthehen të luhet sfidat e kompeticionit të “Europa Ligë”. Skuadra e Lacios, ku janë pjesë edhe dy lojtarët shqiptarë, Thomas Strakosha dhe Valon Berisha, përballen sot kundër ekipit francez të Marsejës.
Përsa i përket kësaj ndeshje është tepër e rëndësishme për lacialët, pasi me një fitore të mundshme ditën e sotme, arrijnë të sigurojnë kualifikimin. Trajneri i të klatërve, Simone Inzaghi, pritet që në mbrëmje të hedh në fushën e lojës lojtarët më të mirë që ka në përbërje për faktin që të sigurojë kualifikimin e mundshëm dhe të mos diskutohet për më vonë. Për këtë arsye, kujtojmë që gardiani kuqezi, Strakosha, në dy sfidat e para në këtë kompeticion nuk ishte titullar, ndërsa në përballjen e e parë kundër Marsejës e nisi nga minuta e parë.
Edhe mbrëmjen e sotme pritet që Thomas Strakosha ta nisë këtë sfidë me fanellën e titullarit, pasi të kaltërit mund ta mbyllin kualifikimin që këtë ndeshje. Përsa i lojtarit dardanas, Berisha duke parë gjëndjen e tij fizike jo të mirë për shkak të dëmtimit të këtë përballje pritet ta nisë nga stoli. Kujtojmë që sfida midis Lacios dhe Marsejës zhvillohet sonte në mbrëmje në orë 20:55. /Shqiperia.ch/