
Një situatë e tillë ishte edhe në sezonin e shkuar, por që zgjati më pak… Këtë herë thjeshtë duket e pashmangshme, Atdhe Nuhiu mund të largohet nga Sheffield Wensday, pavarësisht se kontrata e tij me anglezët vazhdon edhe për disa kohë.
Niveli i treguar nga sulmuesi shqiptar që nuk është ai që pritet, përkundrazi, shumë larg asaj që kërkohet tek ekipi anglez. Gjithmonë tifozët e skuadrës së Wensday, kanë se me kë të tallen pas çdo humbje të pësuar: Atdhe Nuhiu!
Ky i fundit është gjithmonë nën shënjestër, me ironitë e ekzagjeruar të vetë mbështetësve të Shefield Wensday, që shpeshherë i tejkalojnë kufijtë. Këtë herë, në humbjen që kjo skuadër ka pësuar ndaj Norwich me rezultatin 4-0, Nuhiu është larguar 20 minuta nga fundi i takimit, për një performancë të dobët.
Tifozët kanë vazhduar avazin e tyre nga rrjeti social “Twitter”, duke e cilësuar Nuhiun si një mbrojtës të ekipit kundërshtar, por kurrsesi jo si një sulmues. /Shqiperia.ch/