You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E pazakonta e afrimit të Panuçit/ Refuzoi dy herë De Biazin, kërkoi Kosovën dhe kërkohej nga Liverpuli

E pazakonta e afrimit të Panuçit/ Refuzoi dy herë De Biazin, kërkoi Kosovën dhe kërkohej nga Liverpuli

Loret Sadiku është afrimi më i ri i kombëtares shqiptare, së bashku me Ismajlin, sa i përket takimeve që ne do të zhvillojmë në nëntor, përkatësisht kundër Skocisë dhe Uellsit.

Por historia e Sadikut, është ndoshta më e pazakonta nga të gjitha risitë e teknikut Panuçi derimë tani. Nga t’ia fillosh? Historia e këtij mbrojtësi është aq shumë e koklavitur, aqsa do të duheshin ditë për ta shpjeguar.

Gjithsesi, me shiritin e kapitenit te U-21 i Suedisë, mbrojtësi shqiptar kërkoi të vazhdonte më tej me suedezët. Megjithatë, për një moment vendimi ndryshoi dhe kërkoi bashkimin me Shqipërinë. Fillimisht De Biazi nuk do e shihte të arsyeshme marrjen e tij, e në momentin që ish-tekniku i Kombëtares do të kërkonte afrimin e Sadikut, ky i fundit do e refuzonte ftesën.

“Po Loreti nuk mund të vijë dot për ndeshjen me Armeninë, pasi është i dëmtuar. Për mua kjo është disi e dyshimtë, sepse ai vetëm një ditë më parë kishte zhvilluar ndeshje dhe ishte në gjendje shumë të mirë. Gjithsesi, jam disi i zhgënjyer nga lojtari, sepse është hera e dytë që refuzon ftesën e trajnerit De Biazi, ndërkohë që ne kemi luftuar me mish e me shpirt që ai të pajiset sa më shpejt me dokumente shqiptare”, do të shprehej disa kohë më parë Alban Bushi për “Panorama Sport”.

Sadiku në këtë kohë provoi t’i bashkohej Kosovës, por në atë moment do të ishte FIFA që do të ndërhynte: “Suedi ose Shqipëri, nuk ndërrohen më shumë se dy Kombëtare”. Në kushte të tilla, dardanët ishin vetëm një iluzion që nuk mund të përmbushej kurrsesi.

Kështu, Panuçi bindi dhe mori në skuadër një nga nga mbrojtësit më të pavendosur të historisë që ka pasur Shqipëria, që aktualisht luan me Kashimpasën në Turqi, ndërsa vite më parë për të ka shfaqur interesim edhe klubi i Liverpulit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top