Menjëherë pas deklaratës së djeshme të lojtarit serb që luan me klubin anglez Manchester United, Nemanja Matiç, që nuk pranon të veshë fanellën e tij te djajtë me simbolin e NATOS, në Serbi po e trajtojnë si hero.
Për lojtarin Matiç, në atë vend kanë filluar të vendosin postera të mëdha dhe banderola për të kujtuar patriotizmin e tij për vendi serb. Ditën e djeshme, media serbe, “Kurir” pati bërë publike deklaratën e lojtarit, ku ky i fundit shpjegonte se përse nuk e mbante simbolin e lules në fanellë.
“E kuptoj plotësisht se përse lojtarët e tjerë e mbajnë atë simbolin e lules në fanellë dhe është e gjitha e drejta e tyre për të bërë diçka të tillë. Megjithatë, unë kam një kuptim tjetër të plotë, për dikë që ka humbur njerëz në konflikte.
Ju duhet të kujtoni që unë jam ndjerë i sulmuar kur isha i vogël, vetëm 12 vjeç, pasi Serbia po shkatërrohej nga bombat e hedhura nga NATO në vitin 1999 dhe aty ka pasur shumë që ka ndërruar jetën, edhe fëmijë. E vesha më herët, por kur e mendova përsëri, kuptova se nuk ishte e drejtë që ta vendosja atë simbol që është krenari e Britanisë, pa ofenduar askënd”, shprehej Matiç, që mesa duket e ka arritur qëllimin e tij primar, për të bërë zhurmë në vendlindje.
Nga ana tjetër, me këtë reagim të qytetarëve serbë edhe njëherë tregohet, se linja e tyre është tërësisht e ndryshme nga ajo e Europës. /Shqiperia.ch/