You are here
Home > Futboll Bota > Tryezën shtruar dhe Interin në televizor, sa shumë që ka humbur mesfushori i Shqipërisë në pak kohë

Tryezën shtruar dhe Interin në televizor, sa shumë që ka humbur mesfushori i Shqipërisë në pak kohë

Armand Rada duhej të gjendej në pankinë me zikaltërit, në mos në fushë në takimin që Interi zhvilloi në ditën e djeshme ndaj Barcelonës, por nuk rezultoi e tillë kurrsesi situata, madje as që i afrohej. Mesfushori që ka luajtur edhe me grupmoshat e kuqezinjve, konsiderohej si një nga më të mirët e moshës së tij.

I rritur në akademinë e Interit, vlerësimet për Radën kanë qenë gjithmonë më të lartat, me shumë të drejtë madje, sepse niveli i treguar nga futbollisti në fjalë ka qenë mbi mesatare. Por gjërat nuk rrodhën në mënyrën e duhur, e kjo ndoshta edhe për shkak të uljes së ritmit të punës nga ana e Radës.

Zikaltërit menduan largimin e tij për te Renate, duke mos e mbajtur më gjatë për projektet e së ardhmes. Megjithatë, Rada nuk e harron lehtësisht ekipin ku ai bën pjesë, përkundrazi, është nga tifozët më besnik të tij.

Nëpërmjet një video të shpërndarë në “Instagram”, futbollisti shqiptar me tryezën shtruar sheh nga televizori Interin në përballjen me Barcelonën, ndërsa pak me më shumë punë, mund të gjendej vetë në fushë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top