You are here
Home > Kombëtarja > Legjenda e Junajtid publikon listën për Shqipërinë, nga ylli Bejl te Ramsey: Do të jetë e rëndësishme!

Legjenda e Junajtid publikon listën për Shqipërinë, nga ylli Bejl te Ramsey: Do të jetë e rëndësishme!

Legjenda e Mançester Junajtid, Ryan Giggs, ka publikuar listën për ndeshjen miqësore që do të zhvillohet me Shqipërinë, por edhe për atë të “Ligës së Kombeve” ndaj Danimarkës.

Kombëtarja e cila drejtohet nga Gigs ndodhet në një moment shumë të mirë, ndërsa menjëherë pas takimit ndaj danezëve, do të luajë një miqësore ndaj Shqipërisë, më saktësisht në datën 20 nëntor. Në listën e tyre, ndodhen të gjithë yjet, duke nisur nga Gareth Bejl, e për të përfunduar te “famëkeqi” Aron Ramsey, teksa ky i fundit gjithmonë do të sillte një fatkeqësi me golat e tij te Arsenali.

“Ndeshja me Danimarkën do të jetë e rëndësishme, ashtu si edhe ajo ndaj Shqipërisë. I kemi marrë të gjithë lojtarët, që të kenë minutat e tyre në këto takime”, ka thënë Gigs. /Shqiperia.ch/

Lista e Uellsit: Wayne Hennessey, Danny Ward, Adam Davies, Connor Roberts, Chris Gunter, James Chester, Chris Mepham, Ethan Ampadu, Tom Lockyer, James Lawrence, Paul Dummett, Neil Taylor, Joe Allen, Matthew Smith, Aaron Ramsey, Andy King, George Thomas, Harry Wilson, David Brooks, Dan James, Ben Woodburn, Tom Lawrence, Tyler Roberts, Sam Vokes, Gareth Bale.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top