You are here
Home > Futboll Bota > Ia kishin harruar vlerën, te Atalanta janë të bindur: Fluturimi i Etrit Berishës shpëtoi “perëndeshën”

Ia kishin harruar vlerën, te Atalanta janë të bindur: Fluturimi i Etrit Berishës shpëtoi “perëndeshën”

Në fillimin e këtij kampionati të gjithë u habitën me ndryshimet dhe vendimet e reja që kishte marrë trajneri Gasperini, duke lënë jashtë fushës së blertë Berishën, për t’i hapur rrugë Golinit.

Teksa kjo situatë po përsëritej e përsëritej, gardiani shqiptar po shihte gjithmonë e më shumë se mundësitë e tij për të qenë titullar me klubin nga Bergamo, vetëm sa po zvogëloheshin. Mjafton një mundësi e dhënë, për ta shfrytëzuar maksimalisht.

Etrit Berisha ka marrë gjithë vlerësimet e tifozëve dhe opionionistëve në këto dy ndeshjet e fundit të luajtura me Atalantën, sidomos për takimin e fundit. Pas një krosimi të bukur në krahun e djathtë, do të ishte një fluturim i mrekullueshëm i Berishës, që do të nxirrte huq akrobacinë e ish-sulmuesit të Interit, Palacios, që në të kundërt do të kishte realizuar golin e barazimit.

“Etrit Berisha shpëtoi “perëndeshën” dhe ndoshta i mbyll derën Gollinit”, ishte kjo mënyra sesi “Atalanta.it” e interpretoi takimin e Atalantas ndaj Bolognas, duke iu referuar asnjë pritje të gardianit shqiptar, ndërsa perëndesha është vetë klubi bergamas. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top