You are here
Home > Kombëtarja > Rastësia e bukur! Memushaj dhe Mankuso, sa “të mërzitshëm” që janë bërë në Itali

Rastësia e bukur! Memushaj dhe Mankuso, sa “të mërzitshëm” që janë bërë në Itali

Ledian Memushaj ka nisur të lëshojë sinjalet e para në prag të Lgës së Kombeve. Teksa është ende duke u luajtur ndeshja mes Peskarës dhe Leçes, mesfushorit shqiptar i janë nevojitur vetëm tre minuta për të dhuruar asistin e parë të kësaj ndeshje.

Në javën e njëmbëdhjetë të Seria B, Memushaj është sërish protagonist. Edhe këtë herë 31 vjeçari ka dhuruar për sulmesin kryesor Mancuso. Nga krahu i djathtë Memushaj po lëviz mjaft mirë megjithëse kundërshtari nuk është aq inferior.

Hera e pestë në shtatë ndeshjet e fundit në kapionatin italian “Seria B”, që dhuron asist. Madje ajo që vlen për t’u theksuar, është se katër nga këto asistime janë shfrytëzuar në mënyrën më të mirë nga lojtari Mankuso.

Aktualisht me një fitore të mundëshme Peskara shkonë në vendin e parë në kuotën e 22 pikëve, por pas saj Palermo nuk ka luajtur ende një ndeshje. Me këtë asisi, Memushaj e çon numrin e golave të dhuruar në gjashtë duke mbajtur vendin e parë si lojtari më më shumë pasime goli./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top