Flitet për një nga ambasadorët më të fuqishëm të Shqipërisë në botën e sportit, Igli Tare, ndërsa sa herë që përmend emri i tij, atëherë atdheu ynë shihet në një mënyrë ndryshe, nga ajo që bota është mësuar me ne, e sidomos Italia.
Në vendin fqinj, shqiptarët pasqyroheshin vetëm në ngjyrën gri, ndërsa njerëz si Igli Tare, e ndryshuan disi pamjen tonë. Me punën e tyre, treguan se edhe ne mund të përshatetemi shumë mirë në një vend të huaj, për t’u bërë aq të domosdoshëm, aqsa të futemi në zemrën e miqëve ku shkojmë, për të mos na lënë më të ikim kurrë.
Kjo ndodhi edhe me Taren, që falë një pune të mrekullueshim si drejtori sportiv i lacialëve dhe pas disa çmimeve të marra rradhazi si drejtori sportiv më i mirë në Itali, bëri një jehonë të jashtëzakonshmë në Itali.
Në kohët e fundit, u përfol edhe një largim i tij në të njëjtën detyrë te Milano apo Interi, por Klaudio Lotito ka vendosur ta blindojë shqiptarin. Ndërsa kontrata e tij ishte në ditët e fundit, presidenti i Lacios ka ndërhyrë për ta zgjatur atë deri në vitin 2020. /Shqiperia.ch/