You are here
Home > Futboll Bota > Gurë i rëndë, në vendin e vetë! Zviceranët “thumbojnë” Shaqirin: Humbi respektin te shqiponja, nga njerëzit e maleve

Gurë i rëndë, në vendin e vetë! Zviceranët “thumbojnë” Shaqirin: Humbi respektin te shqiponja, nga njerëzit e maleve

Në Shqipëri një proverbë e vjetër, thotë se guri i rëndë, duhet gjithmonë në vendin e vetë. E sa të drejtë që kanë, pasi në të kundërt, sado i vlefshëm të jetë ai, nuk mund të vlejë asgjë nëse ndodhet në vendin e gabuar.

Rasti i Shaqirit. Sa shumë që i dha Zvicra këtij njeriu për të bërë futbollist, e sa shumë që e shpërbleu futbollisti me origjinë shqiptare. Pa të, Xhakën, Behramin e shumë lojtarë të tjerë me origjinë shqiptare, helvetët duhet ta harronin me kohë pjesmarrjen nëpër evenimentet më të rëndësishmë ndërkombëtare.

Ndërsa tani, e kanë kthyer në një rutinë pjesëmarrjen në to, ndërsa konsiderojnë si dështim nëse eliminohen menjëherë pas daljes në grupe, ashtu siç ndodhi në Botërorin e Rusisë. Kjo është gjendja, ndërsa në Zvicër nuk e shohin kështu.

Fillimisht është vetë mediat më e njohur te helvetët, “Blick.ch”, që parashtron një pyetje të një niveli skandaloz. “A meriton respekt Xherdan Shaqiri?” , ishte pyetja e drejtuar për ndjekësit e kësaj media, të cilët duhet të votonin. A thua se Shaqiri kishte vrarë disa njerëz, kur në fakt vetëm tregoi simbolin e tij gjatë festimit të golit ndaj Serbisë.

Nuk mbaron këtu, të shumta janë komentet që tregojnë më së miri mëndësinë e zviceranëve për lojtarin shqiptar, ndërsa ne iu sjellin vetëm pak prej tyre që gjenden në faqen e medias zvicerane:

“Shaqiri që ka bërë festimin me shqiponjë do më shumë respekt?”

“Çfarë respekti do Shaqiri, ai tani ka një karrierë shumë të mirë, por çfarë ka bërë për Zvicrën?”

“Ai e humbi respektin tim që kur çoi ndërmend shqiponjën”

“Nga ne njerëzit e maleve, nuk ka më shumë respekt për Shaqirin” /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top