
Në takimin e djeshëm mes Herenveen dhe Fc Emmen, Zeneli ishte gjahtari, ndërsa portieri kundërshtar preja e tij. Ndonëse luajnë në të njejtën ligë në Hollandë, Kjell Scherpen nuk ishte një emër i panjohur për sulmesin shqiptar. Ajo goditje nga afro 30 metra, drejt e në portë, pati një entuziazëm të madh, ndonëse miqtë barazuan në fund. Por të gjithë e mësuan në fund të ndeshjes së një goditje e tillë ishte menduar më herët, duke parë daljet nga porta që Scherpen preferonte.
Nga ana tjetër, portieri 18 vjeçar nuk kishte ndonjë ndjenjë faji. Scherpen lejoi veten t’i gëzohet barazimit duke harruar “gafën” e tij. Pas përfundimit portieri u shfaq i qetë dhe se ai gol i pësuar nuk do i mbesë gjatë në kujtime.
“Pashë topin të shkojë shumë lart dhe në pamje të parë mendova se topi do të shkonte jashtë kuadratit, por ai hyri brenda tij. Në atë moment mund të ndihesh shumë keq, por nuk u ndjeva.
Unë nuk them se kam bërë një gabim. Ishte thjesht një gabim i gjykimit tim për momentin, ndërsa më pas bëra lojë mjaft të mirë. Ky barazim në fund të fundit është i mirë dhe për mua ishte jashtëzakonisht me vlerë. Shkarkimi emocional ishte sigurisht i madh”, u shpreh portieri i Emenit, megjithëse pësoi një gol që të bënte për të lënë dorezat e portierit. /Shqiperia.ch/