Etrit Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një paraqitje tepër të mirë në fitoren që mori skuadra e Atalantës në transfertë kundër Bolonjës. Skuadra e Bergamos arriti të fitonte me rezultatin 1-2, teksa në fillimin e pjesës së parë u gjendën në disavantazh.
Mediat italiane kanë bërë publike edhe notat e lojtarëve në këtë përballje, ku gardiani kuqezi, Berisha është vlerësuar me notën 7. Sipas “Cialcodangolo.com”, Etritin e kanë përshkruar si një spektator deri në minutën e 80, teksa në këtë minutë arrin të mbrojë rezultatin e lojës me një mrekulli që kreu kundër sulmuesit Palacio.
Berisha 7: “Ai është një spektator pa pagesë deri në minutën e 80. E shpëton rezultatin me një ndërhyrje fantastike ndaj Palacios. Në momentet e fundit, kur Bolonja vë shumë topa në zonën kundërshtare, ai gjithmonë del me besim të madh. SHPËTIMITAR”, ishte vlerësimi ndaj gardianit shqiptar. /Shqiperia.ch/