Briken Calja është renditur në vendin e gjashtë në kampionatin botëror të peshëngritjes që u zhvillua në Turkmenistan. Kampioni në fuqi i Europës nuk ka mundur të shkojë dot më shumë se vendi i gjashtë në renditjen përfundimtare, teksa duke parë gjëndjen e tij fizike e cila nuk ishte nga më të mirat e peshëngritësit, mund të quhet si një rezultat tepër pozitiv.
Sportisti që përfaqëson ngjyrat kuqezi në arenën ndërkombëtarja, Briken Calja, me një postim në rrjetin social “Facebook”, Brikeni ka falenderuar të gjithë stafin e tij, teksa në një kohë rekord është rikuperuar për të qënë pjesmarrës në këtë kampionat botëror. Gjithashtu në këtë status ai ka shprehur edhe patriotizmin që e karakterizon, duke u shprehur se do të vazhdojë të derdhë djersë për flamurin kuqezi dhe për Shqipërinë.
Statusi i plotë
“Vendi i 6-të në Kampionatin Botëror!
Një paraqitje e kënaqshme dhe rezultat mjaft i mirë duke patur parasysh gjendjen time fizike dhe konkurencën e fortë në peshën deri në 73 kg. Një fitore më vete është mposhtja e kampionit olimpik dhe thyerja e 5 rekordeve kombëtare edhe pse në gjendje jo të mirë fizike.
Falenderim i veçantë për doktorin më të mirë Gjeorgjian .Gio Tchintcharauli, falë të cilit u riktheva në garë përsëri për shkak të dëmtimit që kisha në kofshë. Gjithashtu faleminderit stafit tim për punën e palodhur, Sokolin & Geraldin. Faleminderit Cufo Fitness Center & Mojo Production, Federatën e Peshëngritjes. Mbi te gjitha një falenderim të madh familjes sime.
Do të vazhdoj të derdh gjak e djersë për këtë vend dhe këtë flamur, të nderoj gjithë ata që më kanë përkrahur në këtë rrugëtim.
Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen”, është shprehur Briken Calja në “Facebook”./Shqiperia.ch/