Pas largimit të Valon Ahmedit nga Maribori te Kiryat Shmona, pakkush u interesua për të parë mënyrën sesi do të ishte ecuria e këtij futbollisti.
Vetë kalimi i tij, duke lënë një klub që mori pjesë në “Champions League”, për një të panjohur në Izrael, i shtynte tifozët që emri i Ahmedit të harrohej disi. Flasim për një nga afrimet e fundit të Panuçit, që debutoi me kombëtaren shqiptare pas largimit të De Biazit.
Megjithëse në një kampionat ku cilësia nuk është shumë e madhe, Ahmedi ka treguar gjithë vlerat e tij në kohët e fundit. Vetëm para pak javësh mesfushori ka realizuar një gol për kornizë nga goditja e dënimit, duke e shtangur portierin kundërshtar.
Tani ishte radha që me një pasim ëndrrash nga goditja e këndit, skuadra e Shmonas të fitojë me rezultatin 0-1 ndaj Maccabi Petah. /Shqiperia.ch/