
Aklil Gjakova është shpallur kampion i Europës në sportin e xhudos për 23-vjeçarët, teksa ka arritur të mposhtë në filanle azerbajxhanasin, Rufat Mamadov.
Kampionati Europian i të rinjve është mbajtur në Hungari, teksa ditën e sotme uli siparin me përballjen finale që u mbajt mes Gjakovës dhe Mamadov. Akili të jep shumë shpresa për të ardhmen, teksa e mundi kundërshtarin e tij pa shumë vështirësi dhe u arriti të shpallej kampion për peshën 73 kg.
Sportisti në fjalë mori komplimente edhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës, por jo vetëm, teksa ka çuar në peshë të gjithë zemrat e shqiptarëve për medalien e artë që arriti të merrte. /Shqiperia.ch/