You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Për Shqipërinë! Grupimi maqedonas feston në Tetovë, Ballistët shfaqen papritur dhe përleshen me ta

Për Shqipërinë! Grupimi maqedonas feston në Tetovë, Ballistët shfaqen papritur dhe përleshen me ta

Një ngjarje paksa e pazakontë ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme, teksa tifozët e ekipit shqiptar të Tetovës, Shkëndijës, kanë menduar një surprizë të pakëndshme për kundërshtarët e tyre.

Më saktësisht, “Ballistët” janë përleshur dhe disa prej tyre e kanë përfunduar mbrëmjen në rajon. Në rrugë ende të pakonfirmuara, flitet se tifogrupi maqedonas “Vojvodi” po festonte 30 vjetorin e krijimit rrugëve të qytetit.

Kurrsesi, në qytetin e Tetovës nuk mund të valvitej një flamur që nuk ishte në ngjyrat kuqezi dhe për këtë janë kujdesur “Ballistët”. Ata janë organizuar dhe u përleshën për t’i prishur festën tifozëve të grupimit maqedonas. Sigurisht, ngjarje të tilla janë të dënueshme, por mes grupimit të tifozëve besnik të Shkëndijës ka vend për shumë krenari, sepse nuk lejuan që në qytetin e tyre, ligjin ta bënte tjetërkush. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top