You are here
Home > Futboll Bota > Kur janë keq, quhen “shqiptarët”! Zviceranët të pafytyrë me Xhakën e Shaqirin: U mbyllën gojën!

Kur janë keq, quhen “shqiptarët”! Zviceranët të pafytyrë me Xhakën e Shaqirin: U mbyllën gojën!

Këtë herë gjithçka u teprua dhe në gjuhën popullore, mund të themi se kupa jo vetëm që u mbush, po ka nisur të derdhet prej kohësh.

Zviceranët dhe mendësia e tyre në lidhje me çështjen Xhaka dhe Shaqiri, i tejkaloi kufijtë. Në kohët kur të dy futbollistët festuan me shqiponjë pas golave të realizuar ndaj Serbisë, do të ishte vetë drejtuesi i medias sportive më të njohur te helvetës, “Blick.ch”, i cili do të sulmonte të dy futbollistët.

Mesazhi ishte i qartë, te Zvicra nuk kishte vend për lojtarë të tillë, të cilët ende nuk e kishin kuptuar mirë prejardhjen e tyre, ndërsa në grupin e futbollistëve ku ata bënin pjesë, “shqiponja” ishte e ndaluar prej kohësh. Madje edhe kur Shaqiri përdori një ironi të vogël në lidhje me njerëzit e maleve, duke u drejtuar atyre zviceranëve që e kritikuan aq shumë për atë festim të tijin, drejtuesi i “Blick.ch”, Andreas Boni, do t’i kujtonte mesfushorit shqiptar se janë ata njerëz të maleve që e kanë mbajtur dhe krijuar si lojtar.

E për të vazhduar me fjalët e Behramit dhe rrëfimin e para pak kohëve: “Sa herë që humbsnim, na quanin shqiptarët. Ndërsa kur fitonim…”. E kuptueshme lehtësisht, nuk ka vend për të vazhduar më gjatë. Këtë herë Andreas Boni rikthehet t’i bëj një analizë të dy futbollistëve shqiptarë, duke thënë se lojtarët i kanë mbyllur gojën të gjithë kritikëve. Atëherë, nëse është kështu, përse personi në fjalë gjen të drejtën për të folur akoma? Cilët kritikëve u drejtohet? Kjo pasi të vetmit kritikë ndaj tyre kanë qenë vetë zviceranët e media në fjalë.

Xhaka dhe Shaqiri do të vazhdojnë të jenë dy lojtarë shqiptarë, që gjenden te Zvicra në sajë të kontributit që ky shtet ka dhënë për formimin e tyre, e këtë nuk mund ta ndryshojë as një fitore, humbje, apo barazim që te helvetët interpretohet në shumë mënyra të ndryshme. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top